30 vjetori i themelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë

23/10/2023

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të DPPI-së Znj. Rovena Beqiraj një delegacion nga Agjencia për Pronësi Industriale mori pjesën në Konferencën e organizuar me rastin e shënimit të përvjetorit të 30-të të DPPI-së.

Konferenca Ndërkombëtare dy-ditore me temën “Women in Tradition, Innovation, Creativity and Enterpreneurship” u mbajt me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të WIPO, EUIPO dhe EPO, po ashtu dhe me pjesëmarrjen e mbi 12 shteteve homologe.

Agjencia për Pronësi Industriale u përfaqësua nga delegacioni i udhëhequr nga Drejtori Dukaj, i cili në fjalën përshëndetëse para të pranishmëve në konferencë uroi përvjetorin e 30-të të DPPI-së dhe falënderoi zyrën homologe të shtetit shqiptar për bashkëpunimin e deritashëm.