Vizitë studimore në Entin Shtetëror për Pronësi Intelektuale të Republikës së Kroacisë
13/11/2023
Një delegacion i Agjencisë për Pronësi Industriale me mbështetjen e projektit LuxDev, qëndroi për një vizitë studimore në Entin Shtetëror për Pronësi Intelektuale të Republikës së Kroacisë.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të aktiviteteve të parapara me Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet 2 institucioneve. Temë e diskutimit të delegacionit të Kosovës ishte përvoja e Institutit lidhur me përmbushjen e kërkesave nga kapitulli për të drejtat e pronësisë intelektuale, të cilat në këtë fushë rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
Gjatë vizitës, përmes teorisë dhe analizës së rasteve, u prezantua praktika e Entit lidhur me arsyet absolute dhe relative të refuzimit të regjistrimit të markës tregtare, arsyet e revokimit dhe pavlefshmërisë së një marke tregtare, markës së njohur tregtare dhe markës me reputacion. Gjithashtu, u prezantua edhe rregullimi ligjor lidhur me përfaqësimin e palëve në procedurat para Institutit dhe procedurën e dhënies së provimit për marrjen e statusit të përfaqësuesit të autorizuar.