Raporti Vjetor i Agjencisë për Pronësi Industriale për vitin 2023

18/01/2024

Agjencia për Pronësi Industriale (API) ka publikuar sot raportin vjetor për vitin 2023 në faqen e saj zyrtare. Raporti jep një pasqyrë të arritjeve të Agjencisë gjatë vitit të kaluar, duke theksuar sukseset kyçe dhe përpjekjet për të avancuar sistemin e pronësisë industriale në vend.

Në këtë raport, API shpalos përpjekjet e saj për të rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth rëndësisë së pronësisë industriale në Kosovë, duke adresuar sfidat dhe duke paraqitur strategjitë për të përmbushur objektivat e tyre. Në veçanti, raporti thekson:

  1. Miratimi i Infrastrukturës Ligjore: API ka përfunduar me sukses miratimin e infrastrukturës ligjore, duke kompletuar pjesën legjislative në fushën e pronësisë industriale. Ligjet e pronësisë industriale janë tashmë në përputhje të plotë me standardet e Aquies dhe BE.

  2. Rritja e Numrit të Regjistrimeve: Regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale ka shënuar një rritje prej 50.38%, tregues i një suksesi të qëndrueshëm në këtë fushë.

  3. Efikasiteti i Stafit: Përpjekjet për përmirësimin e efikasitetit të stafit kanë sjellë një rritje prej 21.34%, duke theksuar angazhimin e Agjencisë drejt një administratë më të fuqishme.

  4. Zhvillime në Fushën e Markave Tregtare: API ka shqyrtuar dhe adresuar 27.23% më shumë kundërshtime të markave tregtare.

  5. Regjistrimi i Treguesve Gjeografikë: Një hap i rëndësishëm ka qenë regjistrimi i herë të parë i treguesve gjeografikë, duke përfshirë Djathin e Sharrit dhe Verën e Rahovecit.

  6. Rritja e të Hyrave Financiare: Të hyrat financiare të API-së janë rritur për 2.84%, një shenjë e suksesit të menaxhimit të burimeve financiare.

  7. Publikimi i Objekteve Industriale: Numri i objekteve industriale të publikuara në Buletinin Zyrtar është rritur për 418%, një manifestim i transparencës dhe hapësirës për inovacion në sektorin industrial.

API vazhdon të jetë e përkushtuar në avancimin dhe përmirësimin e sistemit të pronësisë industriale në Kosovë, dhe kjo pasqyrë e vitit 2023 shënon një periudhë të suksesshme dhe të frytshme për agjencinë.

Për të lexuar raportin vjetor të plotë, ju lutemi vizitoni linkun Raporti Vjetor 2023