Festivali i Librit
07/02/2024
Agjencia për Pronësi Industriale dhe Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta në kuadër të festivalit të librit vizituan këndin e librave në Dukagjini Bookstore.
Sot, përfaqësuesit e këtyre institucioneve vizituan Dukagjini Bookstore për të shënuar rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale në botën e botës së librave.
Në këtë aktivitet, Agjencia dhe Zyra janë angazhuar në shpërndarjen e materialeve informative dhe borxhura lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale, duke ofruar informacion të vlefshëm për autorët, botuesit dhe lexuesit. Vizita në Dukagjini Bookstore synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe respektimin e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale në industrinë e librit.
Për më shumë informacion dhe burime lidhur me të drejtat e pronësisë intelektuale, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare në internet.
