Drejtori i Agjencisë së Pronësisë Industriale z. Xhafer Tahiri, priti në takim një delegacion nga Zyra e Patentave dhe Markave Tregtare e Danimarkës

17/01/2017

Delegacioni nga danimarka në përbërje të Keld Nymann Jensen – Zëvendës Drejtor Gjeneral i Zyrës dhe z. Michael Poulsen i cili drejton Departamentin e Projekteve Ndëkombëtare, delegacioni u njoftua lidhur me gjendjen e Agjencisë, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Pronësia Industriale në Kosovë

Delegacioni nga danimarka në përbërje të Keld Nymann Jensen – Zëvendës Drejtor Gjeneral i Zyrës dhe z. Michael Poulsen i cili drejton Departamentin e Projekteve Ndëkombëtare, delegacioni u njoftua lidhur me gjendjen e Agjencisë, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballet Pronësia Industriale në Kosovë. Gjatë takimit u theksua nevoja imediate e anëtarsimit të Republikës së Kosovës përkatësisht e API-së në organizatat ndërkombëtare të pronësisë industriale, ku me këtë rast delegacioni i danimarkës shprehu gatishmëri për ndihmë API-së në rrugën e anëtarsimit në këto organizata.

 

Përfaqësuesit e Zyrës së Danimarkës shprehën gatishmëri për ndihmë Agjencisë së Pronësisë Industriale, veçanërisht me ekspertizën e tyre, në trajnimin e institucioneve ndërlidhëse të fushën së pronësisë intelektuale.