ÇFARË ËSHTË PATENTA
Patenta është një e drejtë ligjore ekskluzive që jepet për një shpikje. Shpikja është një produkt ose proces që siguron një mënyrë të re për të bërë diçka ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem.
Patenta i ofron mbajtësit të saj mbrojtje ligjore për një shpikje. Mbrojtja jepet për një afat të përcaktuar prej 20 vjetësh, nëse çdo vit paguhen tarifat e përtëritjes për mbajtjen e patentës në fuqi.
Mbrojtja me patentë do të thotë se një shpikje nuk mund të hidhet në treg, të përdoret, shpërndahet apo të shitet pa miratimin e pronarit të patentës. Këto të drejta mbi patentën zbatohen nga gjykata, e cila ka autoritetin të ndalojë shkeljen e patentës.
CILAT JANË TË DREJTAT E PRONARIT TË PATENTËS
Pronari i patentës ka të drejtën të vendosë se kush mund ta përdorë ose jo shpikjen e patentuar për periudhën gjatë së cilës mbrohet shpikja. Pronari i patentës mund t’iu japë autorizim ose licencë palëve të tjera për përdorimin e shpikjes, në bazë të kushteve për të cilat është rënë dakord në mënyrë të ndërsjellë. Gjithashtu, pronari mund t’ia shesë shpikjen dikujt tjetër, i cili, më pas, bëhet pronari i ri i patentës. Me skadimin e afatit të patentës, përfundon edhe mbrojtja dhe shpikja bëhet e vlefshme për përdorim publik. Kjo nënkupton se pronari nuk ka më të drejta ekskluzive mbi shpikjen, e cila bëhet e vlefshme për t’u shfrytëzuar për qëllime tregtare nga të tjerët.
PËRSE JANË TË NEVOJSHME PATENTAT
Patentat iu ofrojnë stimuj individëve, duke iu siguruar vlerësim për krijimtarinë e tyre dhe shpërblim financiar për shpikjet e tyre të tregtueshme. Këta stimuj nxisin inovacionin, i cili siguron rritjen në vazhdimësi të cilësisë së jetës së njeriut.
Është fakt që shpikjet e patentuara kanë hyrë në çdo aspekt të jetës së njeriut, që prej ndriçimit elektrik (patentim i bërë nga Edisoni dhe Swani) dhe plastikës (patentim i bërë Baekeland), deri te stilolapsat me majë sferike (patentat mbahen nga Biro) dhe mikroprocesorët (patentat mbahen nga Intel).
Të gjithë pronarët e patentës duhet të bëjnë publik informacionin mbi shpikjen e tyre, në mënyrë që të pasurojnë trupën tërësore të njohurive teknike në botë. Kjo trupë e njohurive publike, që është gjithnjë në rritje, nxit krijimtarinë e mëtejshme dhe novatorizmin te të tjerët. Në këtë mënyrë, patentat ofrojnë informacion të vlefshëm e frymëzim për brezat e ardhshëm të studiuesve dhe shpikësve.
CILAT SHPIKJE MUND TË MBROHEN
Shpikja duhet të përmbushë kriteret vijuese, në mënyrë që të mbrohet nga patenta:
- Të jetë e zbatueshme në industri përshirë dhe bujqësinë;
- Ajo duhet të përbëjë risi; domethënë nuk është pjesë e njohurive të mëparshme. Arritja e mëparshme përfshin çdo njohuri ekzistuese të fushës teknike përkatëse që i është bërë e njohur publikut.
- Shpikja duhet të përfshijë një hap shpikës, i cili nuk mund të rezultojë nga përshtypja e një individi me njohuri mesatare në atë fushë.
- Së fundi, lënda e saj duhet të lejojë përcaktimin si “e patentueshme”. Zbulimet, teoritë shkencore, metodat matematikore, varietetet bimore dhe shtazore ose metodat për trajtimin e organizmit të njeriut apo kafshëve, që zbatohen drejtpërdrejt në këtë organizëm, nuk janë të patentueshme.
SI MERRET PATENTA
Duhen ndërmarrë hapat procedural në vijim:
1) Paraqitja e kërkesës për patentë, që përmban:
- Formulari i kërkesës për dhënie patente,
- ërshkrimi i shpikjes,
- Pretendimet që përcaktojnë shtrirjen e mbrojtjes,
- Vizatimet, nëse është e nevojshme,
- ërmbledhje e shkurtër e shpikjes,
- Dëshminë për pagesën e tarifës,
- Autorizimin (nëse paraqitësi i aplikacionit nuk e ka selinë në vend),
- Çertifikata e prioritetit, nëse ka një aplikim të huaj të mëparshëm,
2) Ekzaminimi dhe pagesa e tarifave,
3) Patentimi dhe publikimi pas 18 muajve,
4) Pagesa e tarifës vjetore,
4) Prova patentueshmërie brenda 10 vjetëve.