Agjencia për Pronësi Industriale është organ qëndror administrativ i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është përgjegjës për mbrojtjen ligjore të shpikjes, markës tregtare, dizajnit industrial, emërtimit të origjinës, treguesve gjeografik dhe topografive të qarqeve të integruara, si dhe çështjet e tjera që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare nënshkruese e të cilave është Republika e Kosovës.

Agjencia është pergjegjëse për:

  • Zhvillimin e procedurave për lëshimin e patentave, certifikatave suplementare të mbrojtjes së shpikjes, regjistrimin e markave tregtare, dizajnëve industriale, topografitë e qarqeve të integruara, emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografik;
  • Përpilimin dhe mirëmbajtjen e regjistrit të përcaktuar me Ligjin bazë;
  • Propozon, harton dhe publikon Buletinin Zyrtar të API-së, që përmbanë tëdhëna për aplikimin dhe të drejtat e dhëna për pronësinë industriale;
  • Kontribon, zhvillon dhe promovon mbrojtjen e pronësisë industriale;
  • Inicon dhe propozon ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale;
  • Ofron shërbime informuese lidhur me objektet e pronësisë industriale;
  • Organizon testimin për përfaqësues të autorizuar në fushën e të drejtave të pronësisë industriale;
  • Përgatit propozime për miratimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e pronësisë industriale;
  • Bashkëpunon me organet tjera në funksion të zbatimit të dispozitave ligjore që rregullojnë pronësinë industriale;
  • Përfaqëson Republikën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare për pronësinë industriale.