Objektet e PI

Pronësia intelektuale është term që përdoret për t'iu referuar llojeve të ndryshme të objekteve, të cilat janë krijime të mendjes njerëzore, gjegjësisht intelektit njerëzor.

Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale janë të drejta që u jepen krijuesve të veprave si kompensim për përpjekjet ose investimet e tyre. Përmes mbrojtjes së pronës intelektuale të tyre, krijuesit fitojnë të drejta ekskluzive për të parandaluar palët tjera që të përdorin rezultatet e veprimtarisë krijuese të tyre pa pëlqim paraprak. Ata, gjithashtu, mund të përdorin ose të heqin dorë nga veprat e tyre.

Pronësia intelektuale është pronë që nuk mund të preket.

Qëllimi i sistemit të mbrojtjes së pronës intelektuale është të promovojë kreativitetin.

Pronësia intelektuale ndahet në dy degë: 1. Pronësinë Industriale dhe 2. Të Drejtat e Autorit.

1. Pronësia industriale përfshin shpikjet, dizajnin industrial, markat tregtare, tregtuesit gjeografikë.

2. E drejta autoriale ka të bëjë me veprat letrare, artistike dhe shkencore. Performancat e artistëve, fonogramët dhe transmetimet i përbëjnë të drejta të afërta me të drejtën e autorit.