Klasifikimi ndërkombëtar i mallrave dhe shërbimeve , i njohur me emrin Klasifikimi i Nicë-s, bën klasifikimin e mallrave dhe shërbimeve për qëllimin e regjistrimit të Markave Tregtare dhe të Shërbimit. Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në 8 Prill 1961.
Klasifikimi i Nicës përmban një liste klasash (34 klasa për mallrat dhe 11 klasa për shërbimet) dhe një listë alfabetike për mallrat e shërbimet. Versioni në fuqi i Klasifikimit të Nicës është edicioni i njëmbëdhjetë.
Klasifikimi Ndërkombëtar i Mallrave dhe Shërbime për Qëllime të Regjistrimit të Markave (Klasifikimi i Nicës)
Klasifikimi Ndërkombëtar i Patentave (IPC), i themeluar nga Marëveshja e Strasburgut në vitin 1971, ofron një sistem hierarkik të simboleve të pavaruara të gjuhës për klasifikimin e patentave dhe modeleve të përdorimit. Versionin në fuqi të IPC mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm.
Klasifikimi Ndërkombëtar i Patentave (IPC)