Jump to Main Content
Patenta është një e drejtë ligjore ekskluzive që jepet për një shpikje. Shpikja është një produkt ose proces që siguron një mënyrë të re për të bërë diçka ose ofron një zgjidhje të re teknike për një problem.
Dizajni Industrial është aspekti dekorativ apo estetik i një artikulli. Dizajni mund të përbëhet nga karakteristika tridimensionale, si forma ose sipërfaqja e një artikulli, ose nga tipare dydimensionale, si motive, vija ose ngjyra.
Marka Tregtare është një shenjë dalluese, e cila identifikon mallra apo shërbime të ofruara nga një individ apo ndërmarrje e caktuar. Origjina e saj e ka zanafillën nga kohët e lashta, kur artizanët riprodhuan nënshkrimet e tyre ose "markat" në produktet e tyre artistike apo të përdorimit të përditshëm. Gjatë viteve, këto marka u zhvilluan për të arritur në sistemin e sotëm të regjistrimit e mbrojtjes.
Patenta
Dizajni Industrial
Markat Tregtare
Emërtimet e Origjinës dhe Treguesit Gjeografik