Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ligjeratë në Fakultetin Ekonomik

Prishtinë

Në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, Agjencia për Pronësi Industriale organizoi ligjeratë mbi të drejtat e pronësisë industriale në Kosovë. Ligjeratën para studentëve e mbajti Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Zt. Nezir Gashi.

Përfitimi i shoqërisë përmes mbrojtjes me pronësi intelektuale, me theks pronësinë industriale, është i madh. Ajo motivon kërkimet dhe shpikësit për të zbuluar produkte të reja dhe efikase, përfshirë medikamentet për shpëtimin e jetës, duke i shpërblyer ato; sistemi i markave i ofron konsumatorit siguri në blerjen e produkteve dhe shërbimeve; përmes pronësisë industriale rritet dija dhe informacioni, si dhe krijohet një mjedis nxitës për inovacion, theksoi Zt. Gashi.

Agjencia për Pronësi Industriale ka shpallur muajin Prill, muaj të pronësisë industriale, ku do të organizohen aktivitete të cilat i paraprinjë shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Industriale

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors