Si regjistrohet një dizajn industrial?
Regjistrimi i dizajnit industrial bëhet pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API), përmes hapave në vijim:
1. Paraqitja e aplikimit
Aplikimi duhet të përmbajë:
Paraqitja e dizajnit me mostër lejohet vetëm në rastet e përcaktuara me ligj.
2. Shqyrtimi i aplikimit
API verifikon plotësimin e kërkesave formale dhe shqyrton kushtet ligjore për regjistrim. Nëse konstatohen mangësi, aplikuesi njoftohet për plotësimin ose korrigjimin e tyre brenda afatit të caktuar.
3. Regjistrimi dhe publikimi
Nëse plotësohen kushtet ligjore dhe paguhen tarifat përkatëse, API nxjerr vendim për regjistrimin e dizajnit industrial dhe e shënon atë në regjistër.
Dizajni i regjistruar publikohet në Buletinin Zyrtar të API-së, përveç rasteve kur është kërkuar shtyrja e publikimit sipas kushteve ligjore.
Aplikacion për Regjistrimin e Dizajnit Industrial
UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) Nr. 03-2023 PËR PROCEDURËN E REGJISTRIMIT TË DIZAJNEVE INDUSTRIALE
UDHËZUES PËR PLOTËSIMIN E APLIKACIONIT PËR REGJISTRIMIN E DIZAJNIT INDUSTRIAL