Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Procedura e regjistrimit Emërtimet e Origjinës dhe Treguesit Gjeografikë

 

Procedura fillon me parashtrimin e aplikimit në Agjencinë për Pronësi Industriale (API). Një aplikim mund të përmbajë vetëm një Emërtim të Origjinës ose Tregues Gjeografik dhe duhet të lidhet me një lloj të produktit. Të drejtë aplikimi kanë shoqatat e prodhuesve ose përpunuesve të të njëjtit produkt, si dhe, në kushtet e përcaktuara me ligj, një prodhues i vetëm.

Aplikimi duhet të përmbajë, ndër të tjera, emrin që kërkohet të mbrohet, përshkrimin e produktit, zonën gjeografike, specifikacionin e produktit dhe dëshmitë për lidhjen ndërmjet produktit dhe origjinës së tij gjeografike, si dhe dëshminë për pagesën e tarifës.

API fillimisht shqyrton plotësinë formale të aplikimit. Nëse mungojnë dokumentet e kërkuara, aplikuesit i jepet afat për plotësimin ose korrigjimin e tyre. Pas kësaj bëhet shqyrtimi nëse aplikimi i plotëson kushtet ligjore për mbrojtje.

Për produktet bujqësore dhe artikujt ushqimorë, kontrollimi i plotësimit të kushteve për mbrojtje dhe vendimi përkatës bëhen nga Komisioni i ekspertëve, i përbërë nga dy ekspertë të Ministrisë përgjegjëse për Bujqësi, një përfaqësues i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe dy përfaqësues të API-së.

Nëse plotësohen kushtet për mbrojtje, pjesët përkatëse të aplikimit publikohen në Buletinin Zyrtar të API-së. Nga data e publikimit fillon afati prej tre (3) muajsh për paraqitjen e kundërshtimeve nga personat që kanë interes legjitim.

Pas përfundimit të procedurës së kundërshtimit, nëse aplikimi i plotëson të gjitha kushtet ligjore, API merr vendim për regjistrim, e regjistron Emërtimin e Origjinës ose Treguesin Gjeografik në Regjistër dhe regjistrimi publikohet në Buletinin Zyrtar të API-së.

Aplikacion për Regjistrimin e Treguesit Gjeografikë
Aplikacion për Regjistrimin e Emërtimit të Origjinës
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors