Si regjistrohet patenta?
Procedura për regjistrimin e patentës zhvillohet pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API) dhe përfshin hapat në vijim:
1. Paraqitja e aplikimit
Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:
2. Shqyrtimi i aplikimit
API verifikon plotësimin e kërkesave formale dhe shqyrton kushtet ligjore për njohjen e patentës. Nëse konstatohen mangësi, aplikuesi njoftohet për plotësimin ose korrigjimin e tyre brenda afatit të caktuar.
3. Njohja, regjistrimi dhe publikimi i patentës
Nëse plotësohen kushtet ligjore dhe paguhen tarifat përkatëse, API nxjerr vendim për njohjen e patentës, e regjistron në Regjistrin e Patentave dhe e publikon në Buletinin Zyrtar.
Si rregull, vendimi për njohjen e patentës nxirret pas kalimit të 18 muajve nga data e paraqitjes së aplikimit ose nga data e përparësisë, nëse kjo e drejtë është kërkuar. Me kërkesë të aplikuesit, njohja dhe publikimi mund të bëhen më herët, sipas kushteve ligjore.
4. Pagesa e tarifave vjetore
Për ta mbajtur patentën në fuqi, pronari duhet të paguajë tarifat vjetore të mirëmbajtjes brenda afateve të përcaktuara.
5. Dorëzimi i dëshmisë së patentueshmërisë
Pronari duhet t’i dorëzojë API-së dëshminë e përcaktuar me ligj që shpikja i plotëson kushtet e patentueshmërisë, si rregull, deri në përfundimin e vitit të nëntë të afatit të patentës, të llogaritur nga data e paraqitjes së aplikimit.
Nëse procedura në zyrën përkatëse ende nuk ka përfunduar, pronari duhet ta njoftojë API-në brenda këtij afati, për zgjatjen e tij sipas kushteve ligjore.
Aplikacion për Regjistrimin e Patentës
UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) – Nr. 14 – 2022 PËR PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË PATENTAVE