Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Procedura e regjistrimit të Markës Tregtare

Si regjistrohet një markë tregtare?

Regjistrimi i markës tregtare në Kosovë bëhet pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API), përmes hapave në vijim:

1. Paraqitja e aplikimit

Aplikimi duhet të përmbajë:

  • Formularin e plotësuar për regjistrimin e markës tregtare;
  • Paraqitjen e qartë të shenjës për të cilën kërkohet mbrojtja;
  • Listën e mallrave dhe/ose shërbimeve për të cilat kërkohet regjistrimi, të klasifikuara sipas Klasifikimit të Nicës;
  • Dëshminë e pagesës së tarifës së aplikimit;
  • Autorizimin, nëse aplikimi paraqitet përmes përfaqësuesit;
  • Dokumentacionin për të drejtën e përparësisë, nëse kjo e drejtë kërkohet.

2. Shqyrtimi i aplikimit

API verifikon plotësimin e kërkesave formale dhe shqyrton nëse ekzistojnë shkaqe absolute për refuzimin e markës, si mungesa e karakterit dallues ose karakteri përshkrues i shenjës.

3. Publikimi dhe kundërshtimi

Nëse aplikimi i plotëson kushtet për publikim, ai publikohet në Buletinin Zyrtar të API-së. Personat që kanë të drejtë sipas ligjit mund të paraqesin kundërshtim brenda tre muajve nga data e publikimit të aplikimit.

Agjencia për Pronësi Industriale nuk i shqyrton sipas detyrës zyrtare bazat relative për refuzim (ngjashmëritë ndërmjet markave tregtare). Këto shqyrtohen vetëm nëse paraqitet kundërshtim nga personat e autorizuar sipas nenit 34 të Ligjit për Marka Tregtare Nr. 08/L-075.

4. Regjistrimi i markës

Nëse nuk paraqitet kundërshtim ose kundërshtimi përfundon pa penguar regjistrimin, dhe plotësohen kushtet ligjore, aplikuesi ftohet të paguajë tarifën përkatëse. Pas pagesës, marka regjistrohet në regjistrin e markave tregtare dhe publikohet regjistrimi.

Aplikacion për Regjistrimin e Markës Tregtare

UDHËZIM ADMINISTRATIV (MINT) Nr. 08 – 2023 PËR PROCEDURAT E REGJISTRIMIT TË MARKAVE TREGTARE

UDHËZUES PËR PLOTËSIMIN E APLIKACIONIT PËR REGJISTRIMIN E MARKËS TREGTARE

Klasifikimi Ndërkombëtar i Mallrave dhe Shërbime për Qëllime të Regjistrimit të Markave (Klasifikimi i Nicës)

Doracak për Marka Tregtare

Libri me Ilustrime për Marka Tregtare

ÇFARË ËSHTË MARKA TREGTARE

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors