ÇFARË ËSHTË MARKA TREGTARE?
Marka tregtare është një shenjë që dallon mallrat ose shërbimet e një ndërmarrjeje nga ato të ndërmarrjeve të tjera. Ajo ndihmon konsumatorët të identifikojnë burimin tregtar të produkteve dhe shërbimeve, ndërsa bizneseve u mundëson të ndërtojnë identitetin dhe reputacionin e tyre në treg.
ÇFARË SJELL MBROJTJA E MARKËS TREGTARE?
Regjistrimi i markës tregtare pranë Agjencisë për Pronësi Industriale (API) i jep pronarit të drejta ekskluzive mbi markën në territorin e Republikës së Kosovës, për mallrat dhe shërbimet për të cilat ajo është regjistruar.
Mbrojtja i mundëson pronarit të veprojë kundër përdorimit të paautorizuar që cenon të drejtat e tij dhe ndihmon në mbrojtjen e konsumatorëve nga ngatërrimi i produkteve dhe shërbimeve në treg.
Marka regjistrohet për 10 vjet nga data e paraqitjes së aplikimit. Regjistrimi mund të ripërtërihet për periudha të tjera dhjetëvjeçare, pa kufizim të numrit të ripërtëritjeve, duke respektuar afatet dhe paguar tarifat përkatëse.
CILAT MARKA TREGTARE MUND TË REGJISTROHEN?
Marka tregtare mund të përbëhet nga fjalë, emra personalë, shkronja, numra, vizatime, logo, ngjyra, forma të mallrave ose paketimeve, tinguj apo kombinime të tyre.
Shenja duhet të jetë e aftë të dallojë mallrat ose shërbimet dhe të paraqitet në regjistër në mënyrë që objekti i mbrojtjes të përcaktohet qartë dhe saktë.
Përveç markave individuale, mund të regjistrohen edhe:
ÇFARË TË DREJTASH KA PRONARI I MARKËS TREGTARE?
Pronari i markës së regjistruar ka të drejtë:
SI APLIKOHET PËR REGJISTRIMIN E MARKËS TREGTARE?
Aplikimi paraqitet pranë API-së dhe duhet të përmbajë:
API shqyrton kërkesat formale dhe shkaqet absolute të refuzimit. Nëse plotësohen kushtet për publikim, aplikimi publikohet në Buletinin Zyrtar të API-së.
Personat që kanë të drejtë sipas ligjit mund të paraqesin kundërshtim brenda tre muajve nga data e publikimit të aplikimit.
Nëse plotësohen kushtet ligjore dhe nuk ka pengesa nga kundërshtimi, pas pagesës së tarifës përkatëse marka regjistrohet dhe publikohet regjistrimi. Kur ekzistojnë pengesa ligjore, API nxjerr vendim të arsyetuar për refuzim.
