Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PROMOVIM NË MEDIA

Prishtinë

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Z. Nezir Gashi, mori pjesë në programin e mëngjesit në Radio Kosovë. Z. Gashi foli për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila ditë festohet në të gjithë botën, ku pjesë e saj është dhe Kosova përmes aktiviteteve që i paraprijnë shënimit të kësaj dite.

Z. Gashi foli mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me marka tregtare, patenta apo dizajn industrial, dhe u bëri thirrje bizneseve vendore të vijnë dhe të aplikojnë për mbrojtjen e produkteve të tyre me pronë industriale.  

Z. Gashi tha se sistemi i mbrojtjes së pronës industriale, i mundëson bizneseve që të përfitojnë nga kapacitetet e tyre inovative dhe kreative. Prona industriale mund të bëhet aseti më i vlefshëm nëse ajo regjistrohet. Markat, Dizajnet, Patentat e regjistruara mund të gjenerojnë të ardhura përmes licencimit, shitjes ose komercializmit të aseteve të pronës industriale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors