Prishtinë
Agjencia për Pronësi Industriale mbajti takim informues me ekspertin e angazhuar nga projekti i EU, Z. Baris Cihan Baser
Drejtori, Z. Gashi, e informoi ekspertin mbi punës e Agjencisë, me theks aktivitetet të cilat janë mbajtur për promovimin e pronësisë industriale. Agjencia për Pronësi ka organizuar një numër të aktiviteteve për promovimin e pronësisë industriale, këto aktivitete janë mbajtur me komunitetin e biznesit, aktivitete me student, organizime përmes Odave Ekonomike dhe aktivitete përmes mediave.
Rritja e numrit të aplikimeve për marka tregtare me aplikues vendor për 13.65%, është njësia matëse mbi efektin e promovimit të pronësisë industriale përmes këtyre aktiviteteve.
Z. Baris, do të punoj në përgatitjen e Strategjisë për Promovimin e Pronësisë Industriale, e cila do të sjell praktikat më të mira nga vendet e rajonit dhe ato europiane. Përmes kësaj strategjie synohet rritja e ndërgjegjësimit së grupeve të interesit mbi pronësi industriale.