Prishtinë
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Agjencinë për Pronësi Industriale dhe IPR Project, organizoi Sesionin Informues për bizneset anëtare.
Agjencia për Pronësi Industriale u përfaqësua nga Zv. Drejtori, Dukaj. Në këtë takim u diskutua mbi pronësinë industriale me theks regjistrimin e patentave, markave tregtare dhe dizajnit industrial.
Z. Dukaj foli për procedurat e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale, si regjistrohen markat tregtare, patentat apo dizjani industrial. Regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale është kusht për realizimin e të drejtave që rrjedhin nga regjistrimi, që janë ndalimi i palëve të treta pa lejen e tij përdorimin apo tregtimin e objekteve të regjistruara.

