Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

RAPORTI VJETOR 2025

Agjencia për Pronësi Industriale (API) ka publikuar Raportin Vjetor 2025, i cili paraqet në mënyrë të detajuar punën, rezultatet kryesore, sfidat dhe progresin e arritur në administrimin dhe promovimin e të drejtave të pronësisë industriale në Republikën e Kosovës gjatë vitit raportues.

Raporti ofron një pasqyrë të plotë të vëllimit të punës së Agjencisë, efikasitetit operacional, zhvillimeve në digjitalizim, aktiviteteve promovuese, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, si dhe të hyrave financiare të realizuara gjatë vitit 2025.

Disa nga pikat kryesore të raportit janë:

  • Vëllimi i punës dhe pranimi i kërkesave: gjatë vitit 2025 janë regjistruar 7,863 kërkesa të ndryshme, përfshirë 2,216 aplikime për marka tregtare, 73 dizajne industriale, 8 patenta, si dhe kërkesa të tjera procedurale (ndryshime në regjistër, vazhdime, plotësime, kundërshtime, ankesa, autorizime, etj.).
  • Përmirësimi i efikasitetit në marka tregtare: grafikoni i përfshirë në raport paraqet numrin e ekzaminimeve të aplikimeve për marka tregtare në vite. Në krahasim me vitin 2024, gjatë vitit 2025 është shënuar një rritje prej 17.78% e numrit të ekzaminimeve, e shoqëruar me rritje prej 21.23% të ftesave për pagesën e tarifës së regjistrimit dhe rritje prej 25% të numrit të buletineve. Ky intensifikim i trajtimit të lëndëve ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e kohës së regjistrimit të markave tregtare, duke përmirësuar efikasitetin e përgjithshëm të procesit dhe përshpejtuar nxjerrjen e vendimeve përfundimtare.
  • Transparenca përmes Buletineve Zyrtare: API ka publikuar 10 Buletine Zyrtare, që përfaqëson rritje prej 25% krahasuar me vitin paraprak, duke ndikuar në përshpejtimin e proceseve të regjistrimit dhe rritjen e transparencës.
  • Digjitalizimi dhe IPAS 4.0: janë zhvilluar takime, trajnime dhe testime fillestare me WIPO për IPAS 4.0; stafi është trajnuar dhe kalimi në sistemin e ri është shtyrë për vitin 2026 nga WIPO, për shkak të eliminimit të disa defekteve teknike. Ky version hap rrugën për zhvillimin e aplikimeve online dhe përditësimin në kohë reale të regjistrit online.
  • Promovimi dhe ndërgjegjësimi publik (rekord aktivitetesh): gjatë vitit 2025, API ka realizuar 18 aktivitete promovuese, duke shënuar nivel rekord të angazhimit në informimin e bizneseve, studentëve dhe publikut të gjerë për rëndësinë e pronësisë industriale. Paralelisht, në ueb-faqen zyrtare janë publikuar 30 lajme.
  • Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal: API ka marrë pjesë në takimin e parë të Nënkomitetit të CEFTA-s për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale dhe do ta përfaqësojë Kosovën në këtë forum. Gjatë vitit 2025 janë zhvilluar takime dhe vizita për finalizimin e projektit Swiss PartnershIP Kosovo (buxhet 700,000 CHF, kohëzgjatje 4 vite, me fillim të pritshëm gjatë vitit 2026), si dhe është dakorduar në parim bashkëpunimi me Zyrën Austriake të Patentave për ekzaminim substancial dhe ngritje kapacitetesh.
  • Të hyrat financiare: gjatë vitit 2025 janë realizuar të hyra në vlerë 367,929.00 €, me 6,996 fletëpagesa të gjeneruara.

Për ta parë raportin, kliko në linkun Raporti Vjetor 2025

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors