Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Delegacioni i Zyrës Austriake të Patentave viziton Agjencinë për Pronësi Industriale

Përfaqësuesit e Agjencisë për Pronësi Industriale (API) kanë pritur në takim një delegacion të nivelit të lartë të Zyrës Austriake të Patentave (APO), në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Delegacioni i Zyrës Austriake të Patentave përbëhej nga Stefan Harasek, President; Thomas Fellner, Zëvendëspresident; Ursula Höfermayer, Udhëheqëse e Akademisë së Pronësisë Intelektuale dhe Udhëheqëse e përkohshme e Strategjisë; si dhe Fridolin Egerer, Zyrtar për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Takimi u zhvillua në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Agjencisë për Pronësi Industriale, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Zyrës Austriake të Patentave në Vjenë, me fokus në zbatimin e marrëveshjes dhe në hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e patentave.

Gjatë takimit u diskutua zbatimi i shërbimeve të parashikuara me memorandum, përfshirë kërkimin mbi gjendjen e teknikës (state of the art search) dhe përgatitjen e opinioneve profesionale lidhur me risinë, hapin shpikës dhe zbatueshmërinë industriale të shpikjeve.

Gjithashtu u diskutuan mundësitë për pjesëmarrjen e API-së dhe stafit të saj në aktivitete, trajnime dhe iniciativa të organizuara nga Zyra Austriake e Patentave, të cilat do të kontribuonin në ngritjen e kapaciteteve profesionale, shkëmbimin e ekspertizës dhe njohjen me praktikat më të mira në fushën e patentave dhe pronësisë industriale.

Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të identifikuar forma konkrete të mbështetjes institucionale dhe profesionale, me synim avancimin e sistemit të patentave, forcimin e kapaciteteve të API-së dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për inovatorët, shpikësit dhe bizneset në Republikën e Kosovës.

Vizita e delegacionit të Zyrës Austriake të Patentave paraqet vazhdim të drejtpërdrejtë të bashkëpunimit të nisur me nënshkrimin e Memorandumit dhe një mundësi për përcaktimin e hapave të ardhshëm për zbatimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors