Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia për Pronësi Industriale shënon rekord të ri: regjistrimi i markës tregtare për vetëm 5 muaj e 21 ditë

Agjencia për Pronësi Industriale ka shënuar një rekord të ri në efikasitetin e procedurave administrative, duke përfunduar procedurën e regjistrimit të një marke tregtare brenda 5 muajve e 21 ditëve, që përbën afatin më të shkurtër të arritur deri më tani për regjistrimin e një marke tregtare.

Bëhet fjalë për aplikimin për markë tregtare KS/M/2026/604, i paraqitur më 24 prill 2026, për të cilin vendimi për regjistrim është nxjerrë më 15 tetor 2026.

Gjatë kësaj periudhe janë përfunduar të gjitha fazat e procedurës, përfshirë pranimin dhe validimin e aplikimit, ekzaminimin formal, ekzaminimin sipas bazave absolute, publikimin në Buletinin Zyrtar nr. 136 më 25 qershor 2026, periudhën ligjore të kundërshtimit, pagesën e tarifës së regjistrimit dhe nxjerrjen e vendimit përfundimtar.

Ky rezultat tejkalon rekordin e mëparshëm të Agjencisë, të publikuar më 31 gusht 2026, kur marka tregtare nr. M-37968 ishte regjistruar brenda rreth 7 muajve e gjysmë. Me regjistrimin e ri, afati është shkurtuar për gati dy muaj, përkatësisht rreth 23%, krahasuar me rekordin e mëparshëm.

Përmirësimi është edhe më i theksuar në krahasim me vitin 2024, kur marka tregtare nr. 33500 ishte regjistruar brenda 11 muajve e 7 ditëve. Krahasuar me këtë periudhë, regjistrimi i ri prej 5 muajve e 21 ditëve paraqet një reduktim prej rreth 5 muajve e gjysmë, përkatësisht rreth 49%, duke e përgjysmuar pothuajse kohën e nevojshme për përfundimin e procedurës së regjistrimit.

Duhet theksuar se nga afati i përgjithshëm prej 5 muajve e 21 ditëve, tre muaj përbëjnë periudhën ligjore të detyrueshme të publikimit dhe kundërshtimit, ndërsa pjesa tjetër lidhet me trajtimin administrativ, ekzaminimin e aplikimit dhe përfundimin e procedurave të regjistrimit.

Ky rezultat dëshmon përparimin e vazhdueshëm të Agjencisë në rritjen e efikasitetit administrativ, përmirësimin e proceseve të punës dhe shkurtimin e afateve për ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors