Prishtinë
Më 26 Prill të çdo viti, festohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektulale, për të promovuar rëndësinë e mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale.
Për këtë vit Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), zgjodhi të festoj me moton: “Pronësia Intelektuale dhe Biznesi”.
Pronësia intelektuale i referohet krijimeve, shpikjeve, veprave letrare dhe artistike, dizajneve dhe simboleve, emrave dhe imazheve të përdorura në tregti, Agjencia për Pronesi Industriale është përgjegjëse për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale, si dega me e madhe e pronësisë intelektuale.
Duke pasur parasysh që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë rreth 90% të pjesëmarrjes së tregut global, është e rëndësisë së veçantë që pronësia intelektuale të shihet si element i pandashëm në ekonomi (Sukarmijan & Sapong, 2014), tashme kur e dijne se pasuria fizike e cila ka qene percakruese per vleren e nje biznesi eshte zevendesuar me pasurine intelektuale ne shekullin e teknologjise dhe revoluciooni te 4 industrial. Proporcioni i pronës jo materiale në vlerën e përgjithshme të kompanive të BE-së u rrit nga 17% në vitin 1975 në 84 % në vitin 2015.
Pronesia intelektuale ka rol kyq ne krijimin e vendeve te punes. Në Bashkimin Evropian, industritë intenzive që përdorin në mënyrë të plotë pronesine intelektuale kanë gjeneruar pothuajse 45% të tërë aktivitetit ekonomik (BPV), në vlerë prej 6.6 trilionë € gjatë periudhës 2014-2016, janë punësuar pothuajse 63 milionë persona, duke arritur në 29.2% të vendeve të punës. Gjithashtu 22% të këtyre vendeve të punës kanë qenë në industri që përdorin markat tregtare, 14% në industritë që përdorin dizajnin dhe 11% në industritë që përdorin patentat. Përqindja rritet deri në 28.9%, nëse përfshihen edhe 21 milionë vende pune në industri si rezultat i shfrytëzimit produkteve dhe shërbimeve për industritë që përdorin në mënyrë të plotë.
Agjencia po punon në reformën ligjore, e cila parasheh implementimin e direktivave të reja, si ajo për marka tregtare dhe për herë të parë do të kemi Ligjin për Sekretin Tregtar. Të gjitha sfidat dhe plani për zhvillimin e Agjencise do të adresohen në hartimin e strategjise se rë të pronësisë industriale 2022-2025.
Kjo strategji synon nxitjen e ekonomise kosovare drejt nje ekonomie te bazur ne dije, një ekonomi innovative. Pjesë përbërëse do të jenë natyrisht dhe sigurimi i te drejtave të pronësise industriale, një mirëfunksionim i sistemit gjyqesor si dhe modernizimi i institucioneve të përfshira në sistemin e IP.
Agjencia për Pronësi Industriale do të merr pjesë në disa organizime për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, të cilat sivjet do të organizohen duke respektuar masat anti-Covid.
Gëzuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale!