Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Agjencia për Pronësi Industriale promovon rëndësinë e Pronësisë Intelektuale në Kolegjin Tempulli

Sot, Agjencia për Pronësi Industriale realizoi një aktivitet ligjërues në Kolegjin Tempulli në Prishtinë, me fokus në rëndësinë e pronësisë intelektuale dhe rolin e saj në mbrojtjen e inovacionit, kreativitetit dhe zhvillimit profesional.

Gjatë ligjëratës u trajtuan konceptet kryesore të pronësisë intelektuale, duke përfshirë markat tregtare, patentat, dizajnet industriale dhe të drejtën e autorit, si dhe rëndësia e mbrojtjes së ideve, inovacionit dhe krijimeve në praktikë.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të angazhimeve të Agjencisë për rritjen e vetëdijes dhe promovimin e kulturës së pronësisë intelektuale, duke kontribuar në forcimin e njohurive dhe promovimin e rëndësisë së mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors