Prishtine
Në kuadër të aktiviteteve të cilat i paraprijnë festimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Agjencia mori pjesë në ligjëratën për rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP), mbajtur në Fakultetin Juridik i Kolegjit AAB.
Në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e tjerë të organeve të zbatimit të ligjit, të cilët janë pjesë e Task Forcës kundër Piraterisë dhe Falsifikimit. Në takim ishin dhe Sadije Topojani nga sektori i Pronësisë Intelektuale nga Dogana e Kosovës dhe Sahit Svirca nga Inspektorati i Tregut.
Tema e kësaj ligjërate ishte “Të kuptojmë rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, dhe të eksplorojmë lloje të ndryshme të IP’së dhe rëndësinë e tyre”.
Nga kjo ligjëratë u shkëmbyen përvoja të rëndësishme nga rrafshi teorik dhe praktik për të drejtat e pronësisë industriale mes studentëve të Fakultetit Juridik dhe ligjëruesve.

