Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Aktivitet informues mbi inovacionin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale në Tech Park Prishtina

Në Tech Park Prishtina, u mbajt aktiviteti informues me temën “Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale”, i organizuar në bashkëpunim me STIKK dhe VentureUP.

Në kuadër të aktivitetit, Agjencia për Pronësi Industriale prezantoi mënyrat se si mund të mbrohen markat, patentat dhe dizajnet industriale, gabimet më të shpeshta që bëjnë startup-et në fazat e hershme, si dhe rolin e Agjencisë në mbështetjen e bizneseve inovative.

Nga ana tjetër, Dogana e Kosovës prezantoi rolin e saj në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe luftimin e produkteve të falsifikuara, me theks të veçantë në rëndësinë që kjo ka për startup-et dhe bizneset inovative.

Aktiviteti përfundoi me një diskutim të hapur dhe sesion pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë sfidat praktike të mbrojtjes së inovacionit dhe të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat, qendrave të inovacionit dhe institucioneve publike.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjes ndërmjet ekosistemit të startup-eve dhe sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors