Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, është organizuar një aktivitet ndërgjegjësues në SHFMU “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit, me pjesëmarrjen e Doganës së Kosovës, Agjencisë për Pronësi Industriale dhe Zyrës për të Drejtat e Autorit.
Aktiviteti ishte i dedikuar për nxënësit e klasave të gjashta dhe kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me konceptet bazë të pronësisë intelektuale përmes prezantimeve të thjeshta dhe interaktive, ndërsa përfaqësuesit e Doganës prezantuan shembuj praktikë të produkteve të falsifikuara dhe ndikimin e tyre në shëndet dhe treg.
Aktiviteti u përmbyll me diskutim dhe shpërndarje të materialeve informuese, duke kontribuar në edukimin e nxënësve për respektimin e pronësisë intelektuale.

