Agjencia për Pronësi Industriale, së bashku me Doganën e Kosovës dhe Zyrën për të Drejtat e Autorit, mori pjesë në një sesion edukativ me të rinjtë në BONEVET Kaçanik, me temën “Pronësia intelektuale – nga ideja te mbrojtja e saj”.
Aktiviteti kishte për qëllim njohjen e të rinjve me rëndësinë e pronësisë intelektuale dhe mënyrat e mbrojtjes së krijimtarisë dhe inovacionit. Gjatë sesionit u prezantuan patentat, markat tregtare, dizajni industrial dhe të drejtat e autorit, përmes diskutimeve mbi zbatimin e tyre në praktikë. Gjithashtu, u trajtua roli i institucioneve në mbrojtjen e këtyre të drejtave dhe në luftimin e produkteve të falsifikuara.
API u përfaqësua nga z. Avdi Krasniqi, U.d. Drejtor i Përgjithshëm, ndërsa nga Dogana e Kosovës mori pjesë znj. Sadije Topojani dhe nga Zyra për të Drejtat e Autorit, znj. Zjarrta Osmani.
Agjencia falënderon BONEVET Kaçanik për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe të rinjtë për interesimin dhe pjesëmarrjen aktive. Përmes aktiviteteve të tilla, API synon t’i njohë të rinjtë me mundësitë për mbrojtjen e krijimeve të tyre dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të të tjerëve.




