Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

API merr pjesë në punëtorinë ndërinstitucionale kundër piraterisë

Agjencia për Pronësi Industriale (API) mori pjesë në punëtorinë ndërinstitucionale të organizuar në kuadër të Task Forcës kundër Piraterisë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga Dogana e Kosovës, Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut, të cilët diskutuan për sfidat dhe praktikat më të mira në luftimin e piraterisë dhe falsifikimit në treg.

Gjatë punëtorisë, API prezantoi rolin e saj institucional në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, konceptet themelore të markave, patentave dhe dizajneve, si dhe mënyrat se si këto të drejta kontribuojnë në identifikimin dhe parandalimin e shkeljeve në treg.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së efikasitetit në luftën kundër piraterisë dhe falsifikimit, duke kontribuar në një treg më të sigurt dhe më të rregullt për konsumatorët dhe bizneset.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors