Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

API merr pjesë në The Brand & IP Forum 2026

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2026, U.d. Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale (API), mori pjesë si panelistë në The Brand & IP Forum 2026 eventi i parë i specializuar në pronësi intelektuale i organizuar nga sektori privat në Kosovë.

Evenimenti u mbajt më 23 Prill 2026 në Barabar Centre, Prishtinë, dhe u organizua nga firma ligjore RAMAJ & Associates L.L.C. Forumi mblodhi zyrtarë institucionalë, avokatë të specializuar, liderë të industrisë kreative dhe sipërmarrës, me qëllim krijimin e një hapësire profesionale për diskutim mbi mbrojtjen e markave tregtare dhe inovacionin ligjor.

Gjatë sesionit të panelit, Drejtori i Agjencisë prezantoi gjendjen aktuale të sistemit të markave tregtare në Kosovë, duke ndarë të dhëna mbi volumin e aplikimeve për periudhën 2024–2025 dhe sektorët dominues. Ai theksoi hapat konkretë që API po ndërmerr në kuadër të procesit të digjitalizimit të shërbimeve, duke përfshirë modernizimin e sistemeve të brendshme dhe forcimin e ndërveprimeve me bazat ndërkombëtare të të dhënave, si EUIPO dhe WIPO.

Një ndër pikat kryesore të diskutimit ishte rëndësia e monitorimit aktiv të buletineve zyrtare dhe ndërgjegjësimi i bizneseve mbi afatin 90-ditor të parashikuar nga Ligji nr. 08/L-075 për Marka Tregtare për ushtrimin e të drejtës së kundërshtimit, afat i cili shpesh kalon pa u vërejtur nga sipërmarrësit.

Agjencia vlerësoi iniciativën si kontribut konkret ndaj promovimit të kulturës IP në sektorin e biznesit, duke shprehur mbështetjen e API-së për bashkëpunimin publik-privat në fushën e pronësisë industriale.

Gjatë mbrëmjes u lansua zyrtarisht edhe platforma markatregtare.com, zgjidhja e parë teknologjike e zhvilluar në Kosovë për menaxhimin e markave tregtare, e cila komunikon drejtpërdrejt me regjistrat e API-së, Zvicrës dhe EUIPO-s.

Forumi shënoi hap pozitiv drejt krijimit të ekosistemit vendor të pronësisë intelektuale, duke plotësuar në mënyrë konkrete axhendën institucionale të API për ndërgjegjësim dhe modernizim të sistemit IP në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors