Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

API shënon afatin më të shkurtër deri më tani për regjistrimin e një marke tregtare

Agjencia për Pronësi Industriale ka përfunduar procedurën e regjistrimit të një marke tregtare në një afat prej 226 ditësh, apo rreth 7 muaj, duke shënuar afatin më të shkurtër të arritur deri më tani për përfundimin e plotë të kësaj procedure.

Bëhet fjalë për markën tregtare me numër regjistrimi M-37968, aplikimi për të cilën është paraqitur më 13 janar 2026, ndërsa vendimi për regjistrim është nxjerrë më 27 gusht 2026.

Gjatë kësaj periudhe janë përfunduar të gjitha fazat e procedurës, përfshirë pranimin dhe validimin e aplikimit, ekzaminimin formal, ekzaminimin sipas bazave absolute, publikimin në Buletinin Zyrtar nr. 134 më 29 prill 2026, periudhën ligjore tremujore për kundërshtim, pagesën e tarifës së regjistrimit dhe nxjerrjen e vendimit përfundimtar.

Rezultati paraqet një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me vitin 2024. Për krahasim, marka tregtare nr. 33500 ishte regjistruar brenda 342 ditësh, apo 11 muaj e 7 ditë. Me afatin aktual prej 226 ditësh, koha e përgjithshme e regjistrimit është reduktuar për 116 ditë, përkatësisht rreth 34%.

Duhet theksuar se nga afati i përgjithshëm prej 226 ditësh, tre muaj përbëjnë periudhën ligjore të detyrueshme të publikimit dhe kundërshtimit, ndërsa pjesa tjetër lidhet me trajtimin administrativ dhe ekzaminimin e aplikimit.

Agjencia për Pronësi Industriale do të vazhdojë punën për rritjen e efikasitetit të procedurave dhe reduktimin e mëtejshëm të afateve, duke synuar që, me forcimin e kapaciteteve njerëzore në fazën e shqyrtimit të aplikimeve, koha e regjistrimit të reduktohet edhe më tej, drejt një afati prej rreth 5 muajsh.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors