Agjencia për Pronësi Industriale ka publikuar Buletinin Zyrtar nr. 134
Buletini nr. 134 përmban aplikime për marka tregtare. Në pajtim me Ligjin për Marka Tregtare Nr. 08/L-075, pronarët e markave të mëhershme të përcaktuar në nenin 34 mund të paraqesin kundërshtim brenda afatit prej tre (3) muajsh nga data e publikimit të Buletinit Zyrtar.
Agjencia për Pronësi Industriale nuk i shqyrton sipas detyrës zyrtare bazat relative për refuzim (ngjashmëritë ndërmjet markave tregtare). Këto shqyrtohen vetëm nëse paraqitet kundërshtim nga personat e autorizuar sipas nenit 34 të Ligjit për Marka Tregtare Nr. 08/L-075.
Palët e treta mund të paraqesin gjithashtu vërejtje me shkrim në pajtim me nenin 33 të Ligjit për Marka Tregtare.
Nëse brenda afatit të përcaktuar nuk paraqitet kundërshtim dhe aplikimi përmbush kushtet ligjore, marka tregtare regjistrohet.
Për ta shkarkuar Buletinin, klikoni në linkun më poshtë Buletini Zyrtar Nr. 134