Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I KËSHILLIT SHTETËROR PËR PRONËSI INTELEKTUALE

Prishtinë

Më 23 Prill u mbajt takimi i Këshillit Shtetëror për Pronësi Intelektuale

Takimi u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, Z. Gashi. Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Zyrës për të Drejtat Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, përfaqësuesi nga Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut, Gjykata, përfaqësuesi i projektit të EU – IPA 2017, përfaqësues nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, dhe Policia e Kosovës.

Në takim u diskutua mbi raportin e punës të Institucioneve pjesë të Këshllit Shtetëror, raporti i punës së Këshllit dhe planin e punës për vitin 2021, me theks forcimin e koordinimit ndërinstitucional të njësive që merren me pronësinë intelektuale në Kosovë. Shënimi i Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale ishte temë po ashtu e takimit, ku u kërkua koordinimi institucional në realizmin e aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Këshilli e ka të obliguar të përgatitë një raport me rekomandime në baza vjetore për Qeverinë e Republikës së Kosovës, raporti përfundimtar i punës për vitin 2020 është dorëzuar në fillim të këtij viti kaledarik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors