Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ligjeratë në Fakultetin Juridik

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, 26 Prill, institucionet ndërlidhëse të fushës së pronësisë intelektuale në Kosovë, organizojnë aktivitete informuese mbi sistemin e pronësisë intelektuale në Kosovë.

Në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’, Agjencia për Pronësi Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, dhe Dogana e Kosovës, mbajtën ligjeratën me temën  “Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale në Kosovë”.

Përfitimi i shoqërisë përmes mbrojtjes me pronësi intelektuale, me theks pronësinë industriale, është i madh. Ajo motivon kërkimet dhe shpikësit për të zbuluar produkte të reja dhe efikase, përfshirë medikamentet për shpëtimin e jetës, duke i shpërblyer ato; sistemi i markave i ofron konsumatorit siguri në blerjen e produkteve dhe shërbimeve; përmes pronësisë industriale rritet dija dhe informacioni , si dhe krijohet një mjedis nxitës për inovacion.

Prezentimet para stundetëve i mbajtën, ztr. Isa Dukaj, u.d. Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, i cili ligjeroi mbi objektet e pronësisë industriale, marka tragtare, patenta, dizjani industriale dhe treguesit gjeografik. Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, ligjeroi ztr. Valon Kashtanjeva, Drejtor i Zyrës, dhe nga Dogana e Kosovës, znj. Sadije Topojani, Udhëheqëse e Sektorit të PI në Doganë, e cila i fokusua në rolin e Doganës në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Ligjerata u pasurua dhe me prezentimet e Dekanit të Fakultetit Juridik, ztr. Haxhi Gashi, dhe znj. Luljeta Plakolli-Kasumi, Asistente në Katedrën Juridiko-Civile.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors