Prishtinë
Në vazhdën e organizimit të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Agjencia për Pronësi Industriale, në bashkëpunim me Kolegjin UBT, organizoi një ligjeratë mbi pronësinë industriale në Qendrën e Transferit të Teknologjisë pranë këtij Kolegji. Ligjeratën e mbajti Zt. Isa Dukaj, i cili e përfaqësoi Agjencinë.
Agjencia për Pronësi Industriale ka shpallur muajin Prill si muaj të pronës industriale, ku do të organizohen aktivitete që i paraprijnë Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill.
