Prishtinë
Agjencia për Pronësi Industriale gjatë muajit Prill, si muaj i pronësisë intelektuale ka organizuar aktivitete promovuese me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, përkatesisht industriale.
Këto aktivitete janë organizuar me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, 26 Prill.
Më poshtë kemi paraqitur listën përmbledhëse të aktiviteteve të realizuara në muajin e Pronësisë Intelektuale.
Datë 10/04/2019
Ligjeratë mbi pronësinë industriale në Qendrën e Transferit të Teknologjisë pranë Kolegji UBT
Datë 12/04/2019
Ligjeratë në Fakultetin Ekonomik të Universitetin të Prishtinës me temën “Pronësia Industriale në Kosovë”
Datë 16/04/2019
Aktivitet informues në Panairin Expokos dhe panairin e Edukimit, ku u informuan bizneset mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve të tyre me pronësi industriale
Datë 17/04/2019
Seminar me biznese në Odën e Afarizmit të Kosovës, tema e seminarit “Rëndësia e Mbrojtjes së Pronës Industriale”
Datë 17/04/2019
Ligjeratë në Fakultetin Juridik të Universitetin të Prishtinës me temën “Pronësia Industriale në Kosovë”
Datë 24/04/2019
Ndeshje futbolli në mes Agjenicë dhe Zyrës për të Drejtat e Autorit, me moton e ditës së PI “Sporti dhe IP”.
Datë 26/04/2019
Konferenca Kombëtare “Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale”
Media
Datë 26/04/2019
Programi i mëngjesit në Radio Kosovë
Datë 29/04/2019
Pjesmarrje në emisionin Start UP në Radio Televizonin 21, ku së bashku me panelistët u diskutua mbi pronën industriale