Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Promovimi i inovacionit dhe pronësisë intelektuale në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Agjencia për Pronësi Industriale, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar një aktivitet informues në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, me temën “Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale”.

Ky aktivitet kishte për qëllim ndërgjegjësimin e studentëve dhe stafit akademik mbi rëndësinë e mbrojtjes së ideve dhe krijimeve inovative në fusha të ndryshme si inxhinieria, teknologjia informative, arkitektura, dizajni dhe zhvillimi i produkteve.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e Agjencisë për Pronësi Industriale theksuan rëndësinë e instrumenteve kryesore të pronësisë industriale, përfshirë patentat, dizajnin industrial, markat tregtare dhe treguesit gjeografikë, si mekanizma për mbrojtjen dhe zhvillimin e inovacionit.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Doganës së Kosovës prezantuan rolin e tyre në zbatimin praktik të të drejtave të pronësisë intelektuale, duke u fokusuar në identifikimin dhe ndalimin e produkteve të falsifikuara, si dhe ndikimin që këto produkte kanë në biznes dhe konsumatorë. Në këtë kuadër, u ndanë edhe raste konkrete nga praktika.

Aktiviteti u përmbyll me një diskutim të hapur, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors