Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Prona intelektuale në fokusin e edukimit të brezit të ri

Prishtine

Me qëllim të ngritjes së vetëdijes së gjeneratave të reja për rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë intelektuale, përfaqësues nga Agjencia për Pronësi Industriale, Dogana e Kosovës dhe Zyra për të Drejtat e Autorit realizuan një vizitë informuese në shkollën “Princeton School of Prishtina”.

Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit u informuan mbi rëndësinë e markave tregtare, patentave, dizajneve industriale, të drejtave të autorit dhe mënyrën se si këto të drejta mbrojnë krijimtarinë, inovacionin dhe ekonominë kreative. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore theksuan rëndësinë që ka mbrojtja ligjore e pronësisë intelektuale për zhvillimin ekonomik dhe për motivimin e të rinjve që të krijojnë dhe të jenë pjesë e një të ardhmeje inovative.

Vizita ishte pjesë e aktiviteteve të përbashkëta ndërinstitucionale që synojnë edukimin e publikut të gjerë, e veçanërisht të rinisë shkollore, për njohjen dhe respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors