Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

PRONËSIA INTELEKTUALE NË ITP – PRIZREN

Prishtine

Agjencia për Pronësi Industriale, në bashkëpunim me ITP Prizren, Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe Doganën e Kosovës, organizoi një takim informues me temën “Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale”, i cili u mbajt në ambientet e ITP Prizren.

Në fokus të takimit ishte nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional për fuqizimin e ekosistemit të inovacionit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë intelektuale në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të vendit.

Gjatë takimit, përfaqësues të API prezantuan rolin e Agjencisë dhe ofruan informacion mbi procedurat për mbrojtjen e patentave, dizajneve industriale dhe shenjave tregtare. Ndërkaq, përfaqësues të Zyrës për të Drejtat e Autorit folën mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorit me theks të veçantë tek programet kompjuterike. Një pjesë e veçantë iu kushtua edhe rolit që Dogana e Kosovës luan në zbatimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale në kufi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors