Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Raporti Vjetor 2024: Të Arriturat Kryesore të Agjencisë për Pronësi Industriale

Prishtine

Agjencia për Pronësi Industriale (API) ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke prezantuar një seri arritjesh të rëndësishme në fushën e pronësisë industriale. Përmes përkushtimit dhe punës së palodhshme, API ka bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të pronësisë industriale dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Të arriturat kryesore për vitin 2024 përfshijnë:

1. Finalizimi i Udhëzuesve për ekzaminimin e objekteve të pronësisë industriale: API ka finalizuar draftimin e 3 udhëzuesve për ekzaminimin e objekteve të pronësisë industriale, këto udhëzues do të standardizojnë procedurat e ekzaminimit duke garantuar cilësi dhe vendime të drejta.

2. Rritja e numrit të ekzaminimit dhe zvogëlimi i kohës së regjistrimit: Numri i ekzaminimeve të markave tregtare është rritur, dhe i kombinuar me rritjen e numrit të publikimeve, kjo ka çuar në zvogëlimin e kohës së regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale. Si rezultat, marka 1/2024 është regjistruar për një kohë më të shkurtër se marka tregtare 1/2023, me një zvogëlim të kohës prej 46.31%, ose 226 ditë më pak.

3. Përmirësimi i procesit të marrjes së vendimit për regjistrimit e markave tregtare: është zvogëluar koha e marrjes së vendimit për regjistrimit të markave tregtare. Tashmë pas pagesë së taksës, vendimi për regjistrim tërhiqet nga pala mbrenda 1 jave. Për markën me numër regjistrimi 20000 janë dashur 6 muaj të procedohet me vendimin pas pagesës, ndërsa për markën tregtare me numër regjistrimi 34145 janë dashur 3 ditë pune.

4. Rritja e numrit të vendimeve për zgjidhjen e kundërshtimeve të markave tregtare: progres i lartë është shënuar në rritjen e numrit të vendimeve për zgjidhjen e kundërshtimeve të markave tregtare. Krahasuar me vitin e kaluar, kemi 30.89% më shumë lëndë të zgjidhura. Aktualisht, Agjencia është duke shqyrtuar kundërshtimet e pranuara gjatë vitit 2024, duke eliminuar pritjen prej 10 vitesh për shqyrtimin e tyre.

5. Digjitalizimi i Agjencisë për Pronësi Industriale: Plani për digjitalizimin e shërbimeve të API-së është përgatitur dhe miratuar nga ASHI, duke hapur kështu rrugën për implementimin e softuerit të ri dhe planifikimin për pranimin online të aplikimeve me mbështetjen e WIPO (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale).

6. Përgatitja e udhëzuesve për treguesit gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës: API ka përgatitur Udhëzuesi për Ekzaminimin e Aplikacioneve për Treguesit Gjeografikë dhe Emërtimet e Origjinës dhe janë identifikuar 2 produkte potenciale për mbrojtje sipas Ligjit për Treguesit Gjeografikë, Uji i Kllokotit si Tregues Gjeografike dhe Flija si specialitet tradicional.

8. Përgatitja e moduleve për trajnimin e zyrtarëve të API-së: janë përgatitur 6 module për trajnimin e zyrtarëve në fushën e pronësisë intelektuale. Këto module do të dërgohen për miratim në IKAP duke bërë pjesë e korrikulave për trajnimin e zyrtareve në fushën e pronësisë intelektuale.

9. Është miratuar projekti Zviceran për mbështetjen e pronësisë intelektuale në Kosovë: API ka iniciuar projekti Zviceran për mbështetjen e pronësisë intelektuale i cili ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në këtë fushë, ky projekt është miratuar në dhe zbatimi i tij do të filloj gjatë vitit 2025.

10. Marrëveshja me EFTA: API ka kontribuar në finalizimin e pjesës së pronësisë intelektuale në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe vendeve anëtarë të EFTA.

11. Forcimi i kapaciteteve administrative: janë realizuar disa trajnime për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të Agjencisë, duke bashkëpunuar dhe me EUIPO-n në realizimin e tyre.

12. Promovimi i pronësisë industriale: janë realizuar një sërë aktivitetesh promovuese me biznese dhe studentë, përfshirë sesione informuese, ku pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale.

Raporti vjetor 2024 reflekton përkushtimin e Agjencisë për Pronësi Industriale për të avancuar dhe përmirësuar sistemin e pronësisë industriale në Kosovë. Për më shumë detaje, raporti i plotë është i qasshëm në faqen zyrtare të API-së.

Për ta parë raportin, kliko në linkun Raporti Vjetor 2024

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors