Prishtinë
Agjencia për Pronësi Industriale ka publikuar raportin e punës për vitin 2018.
Raporti për vitin 2018 karakterizohet me shtim të numrit të aplikimeve për marka tregtare me 8.95%, dhe rritjen e të hyrave nga taksa për 54.86%.
Gjatë vitit 2018 është rritur dhe numri i aplikimeve vendore për marka tregtare me 40%. Rritja e numrit të aplikimeve sidomos e atyre vendore i atribuohet dhe aktiviteteve të realizuara nga API për ngritjen e vetëdijes mbi rëndësinë e mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve me markë tregtare, si seminare, konferenca dhe promovim në media, të mbajtura gjatë këtij viti kalendarik.
Për ta shkarkuar raportin, shiko linkun Raporti Vjetor 2018 – Agjencia për Pronësi Industriale