Prishtinë
Në kuadër të organizimit të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, ditë e cila festohet në tërë botën, Agjencia për Pronësi Industriale organizion aktivitete promovuese me qëllim të ndërgjegjësimit të publikut mbi rëndësinë e pronësisë intelektuale, përkatesisht industriale.
Kësaj here, Agjencia për Pronësi Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, Dogana e Kosovës, ë bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës organizuan seminar me komunitetin e biznesit me temën “Pronësia Intelektuale në Kosovë”.
Prezantimet para komunitetit të biznesit i mbajtën, Z. Nezir Gashi Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale, i cili ligjeroi mbi objektet e pronësisë industriale, marka tragtare, patenta, dizjani industriale dhe treguesit gjeografik. Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e përafërta, ligjeroi Z. Valon Kashtanjeva, Drejtor i Zyrës, dhe nga Dogana e Kosovës, znj. Sadije Topojani, Udhëheqëse e Sektorit të PI në Doganë, e cila i fokusua në rolin e Doganës në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Sistemi i mbrojtjes së pronës industriale, i mundëson bizneseve që të përfitojnë nga kapacitetet e tyre innovative dhe kreative. Prona industriale mund të bëhet aseti më i vlefshëm nëse ajo regjistrohet. Markat, Dizajnet, Patentat e regjistruara mund të gjenerojnë të ardhura përmes licencimit, shitjes ose komercializmit të aseteve të pronës industriale.

