Prishtine
Agjencia për Pronësi Industriale së bashku me Zyrën për të Drejtat e Autorit mbajtën një sesion informimi me nxënësit e Innovation Academy.
Në këtë takim nxënësit u informuan mbi pronësinë intelektuale të mirat dhe përfitimet e shoqërisë nga inovacioni dhe kreativiteti.
Drejtori i Agjencisë, Z. Dukaj ndër të tjera theksoi se Pronësia intelektuale është një koncept që i referohet të drejtave ligjore që kanë krijuesit, autorët dhe pronarët e produkteve intelektuale për të kontrolluar dhe përfituar nga këto krijime. Kjo përfshin gjithçka nga patenta dhe marka tregtare deri te të drejtat e autorit, të cilat mbrojnë krijimtarinë artistike dhe shkencore.

