Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, në fokus sporti dhe inovacioni

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka shënuar Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale nën moton “Pronësia Intelektuale dhe Sporti – Ready, Set, Innovate”.

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila tha se mbrojtja e markave tregtare, patentave dhe dizajneve industriale u mundëson bizneseve dhe organizatave të sigurojnë identitetin e tyre dhe të zhvillojnë aktivitetin në mënyrë të qëndrueshme.

Ajo vuri në pah edhe përparimet e Agjencisë për Pronësi Industriale në përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave, duke lehtësuar qasjen për bizneset dhe qytetarët.

Në veçanti, u theksua rëndësia e mbrojtjes së markave tregtare në sektorin e sportit, si një element kyç për ndërtimin e identitetit, besueshmërisë dhe zhvillimit komercial të klubeve sportive.

Ministrja Kusari-Lila theksoi se ministria mbetet e përkushtuar për forcimin e sistemit të pronësisë intelektuale dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për inovacion dhe ndërmarrësi.

Në shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë  Intelektuale morën pjesë edhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Nora Arapi Krasniqi, si dhe drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors