Prishtinë
Drejtori i Agjencisë për Pronësi Industriale, Z. Gashi, zhvilloi një takim me udhëheqësen e projektit të EU, Zj. Arife Yilmaz
Projekti “EU Support for the Intellectual Property Rights in Kosovo”, është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian në mbështetje të institucioneve të pronësisë intelektuale në Kosovës. Qëllimi i projektit është forcimi i kapaciteteve administrative, përafrimi i infrastrukturës ligjore me atë të BE dhe zhvillimi i aktiviteteve vetëdijësuese mbi rëndësinë e pronësisë intelektuale.
Në këtë takim u diskutua mbi planin vjetor të Agjencisë, të arriturat dhe sfidat që e presin Agjencinë në vitin 2020. Po ashtu, udheheqësja e projektit prezantoi planin e projektit në pika të shkurta dhe u dakordua për forcimin e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve.