Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takim pune ndërmjet Agjencisë për Pronësi Industriale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë

Më 23 dhjetor, në ambientet e Agjencisë për Pronësi Industriale në Prishtinë, u mbajt një takim pune ndërinstitucional ndërmjet Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë.

Takimi u hap me fjalë përshëndetëse nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i API-së dhe Drejtoresha e Komanduar e Përgjithshme e DPPI-së, pas së cilës u zhvillua një shkëmbim i detajuar i përvojave lidhur me raportet vjetore të punës, sfidat institucionale, praktikat e mira, si dhe zhvillimet aktuale në fushën e acquis të Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në kërkesat e Kapitullit 7 – Pronësia Intelektuale. Gjithashtu, u diskutua edhe roli i bashkëpunimit rajonal në kuadër të CEFTA-s dhe Nënkomitetit për Pronësinë Intelektuale.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Enti Shtetëror për Pronësi Industriale i Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në drekën zyrtare të organizuar nga Agjencia për Pronësi Industriale, e cila shërbeu si një mundësi për bashkëbisedim informal dhe forcim të komunikimit ndërinstitucional.

Takimi konfirmoi përkushtimin e institucioneve për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e pronësisë industriale, harmonizimin me standardet evropiane dhe avancimin e kapaciteteve institucionale në shërbim të inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors