Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Takime me Bizneset e Rajonit të Pejës

Prishtine

Agjencia për Pronësi Industriale (API) mori pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Departamenti i Industrisë, në bashkëpunim me Drejtoritë e Zhvillimit Ekonomik të Komunave të Rajonit të Pejës.

Takimi, i cili u mbajt më 17 prill 2025 në Pejë, kishte për qëllim fuqizimin e dialogut ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat, shkëmbimin e përvojave dhe adresimin e sfidave për zhvillimin industrial në rajon.

Gjatë këtij takimi, API prezantoi rëndësinë e objekteve të pronësisë industriale dhe ndikimin e tyre në rritjen ekonomike dhe inovacionin. Pjesëmarrësit u informuan mbi procedurat dhe përfitimet e regjistrimit të markave tregtare, patentave dhe dizajneve industriale, si dhe mbi rolin e API-së në mbështetjen e bizneseve për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale.

Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe koordinimin më të mirë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit, duke kontribuar në zhvillimin e politikave më efikase për sektorin industrial në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors