Prishtine
Agjencia për Pronësi Industriale së bashku me Zyrën për të Drejtat e Autorit mori pjesë në ligjëratën për stafin e ri doganor, e organizuar nga Sektori i Trajnimeve në bashkëpunim me Doganën e Kosovës – Sektori i IP. Ligjërata u mbajt më 02.04.2025 dhe 08.04.2025
Në ligjëratë, Zv. Drejtori i API-së ka theksuar rolin e API-së në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale, përfshirë markat tregtare, patentat dhe dizajnet industriale.
Ky trajnim është një hap tjetër në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve doganore dhe API-së, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e pronësisë industriale në Kosovë. API do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për edukimin dhe trajnimin e profesionistëve të sektorit publik dhe privat në këtë fushë.
API falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe angazhohet për bashkëpunim të vazhdueshëm për rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimin e zbatimit të të drejtave të pronësisë industriale në Kosovë.
Sipas agjendës së trajnimeve, është paraparë të mbahet edhe një trajnim i tillë për grupin e fundit të kadetëve doganorë.
