Prishtinë
Drejtori i Agjencisë, Z. Gashi, mori pjesën në takimin e rregullt të organizuar nga Departamenti për Vreshtari dhe Verërari, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në takim u diskutuan të dhënat e fundit sektoriale në Vreshtari dhe Verërari, të cilat përfshinë deklarimet apo raportet nga viti 2020, aplikacioni për Treguesit Gjeografikë për verën “Rahoveci” dhe diskutimet mbi harmonizimin e bazës ligjore ne raport me zhvillimet e sektorit të vreshtarisë dhe verërarisë.
Z. Gashi theksoi se në vitin paraprak Agjencia për Pronësi Industriale kishte parashikuar realizmin e trajnimit për komisionin e treguesve gjeografikë, por për shkak të masave anti-covid ky trajnim nuk eshtë mbajtur.
Plani sektorial për Treguesit Gjeografikë për vitin 2021 është fuqizimi i kapaciteteve të komisionit për treguesit gjeografike, realizimi i trajnimit për ekzaminimin e aplikacioneve. Si produkt do të kemi regjistrimin e treguesit të parë gjeografikë në Kosovë. Ndër të tjera është paraparë organizimi i aktiviteteve informuese me prodhuesit tradicional të produkteve vendore, mbi rëndësine e mbrojtjes së produkteve të tyre me tregues gjeografikë
Sa i përket legjislacionit, ajo është komplete, dhe nuk parashikohet ndryshimet në legjislacion. Fusha mbulohet nga:
- LIGJI Nr. 05 L-051 PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS
- UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 09-2018 PËR PËRCAKTIMIN E SIMBOLEVE PËR TREGUESIT GJEOGRAFIKË, EMËRTIMIT TË ORIGJINËS DHE SPECIALITETIT TRADICIONAL TË GARANTUAR
- RREGULLORE (MTI ) NR. 01-2020 E PUNËS PËR KOMISIONIN E EKSPERTËVE PËR PRODUKTET BUJQËSORE DHE ARTIKUJT USHQIMORË

