Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

U mbajt tryeza mbi fushën e pronësisë intelektuale

Prishtinë

Më 26 Prill të çdo viti, festohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektulale, për të promovuar rëndësinë e mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale. Për këtë vit Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), zgjodhi të festoj me moton: “Pronësia Intelektuale dhe Biznesi”.

Me këtë rast, Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta organizoi tryzën online për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale.

Agjencinë e përfaqësoi Drejtori Z. Gashi, i cili foli për rëndësinë e mbrojtes së pronësisë industriale dhe prezantoi të arriturat gjatë vitit 2020 dhe sfidat për vitin 2021.

Z. Gashi theksoi se Agjencia po punon në reformën ligjore, e cila parasheh implementimin e direktivave të reja, si ajo për marka tregtare dhe për herë të parë do të kemi Ligjin për Sekretin Tregtar. Të gjitha sfidat dhe plani për zhvillimin e Agjencise do të adresohen në hartimin e strategjise se rë të pronësisë industriale 2022-2025.

Kjo strategji  synon nxitjen e ekonomise kosovare drejt nje ekonomie te bazur ne dije, një ekonomi innovative. Pjesë përbërëse do të jenë natyrisht dhe sigurimi i te drejtave të pronësise industriale, një mirëfunksionim i sistemit gjyqesor si dhe modernizimi i institucioneve të përfshira në sistemin e IP.

Agjencia për Pronësi Industriale do të merr pjesë në disa organizime për shënimin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, të cilat sivjet do të organizohen duke respektuar masat anti-Covid, dhe organizimet do të mbahen kryesisht përmes platformave online.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors